Mijëra palestinezë kthehen në zonat e liruara nga forcat izraelite në Gazë 

Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, dhjetëra mijëra palestinezë u nisën nga jugu i Gazës drejt shtëpive të tyre në zonën veriore dhe qendrore, transmeton Portalb.mk.

Shumica udhëtuan në këmbë, ndërsa të tjerët me automjete të rralla, biçikleta apo karroca për shkak të mungesës së karburantit. 

Forcat izraelite u tërhoqën gradualisht nga pjesa më e madhe e Gazës, duke përjashtuar disa zona të tjera.

Ndërkohë, shumë banorë u detyruan të ngrinin tenda mbi rrënojat e shtëpive të tyre. 

Armëpushimi është pjesë e fazës së parë të një plani 20-pikësh të presidentit amerikan Donald Trump, që parashikon lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza.

Faza e dytë synon krijimin e një administrate të re pa Hamasin dhe formimin e një force të sigurisë me pjesëmarrje arabe e islame. 

Që nga tetori 2023, sulmet izraelite kanë vrarë mbi 67 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë. 

Donald Tramp (Trump)GazaHamasiIzraeliPalestina