Mickoski pas deklaratave të Kasamit për shkarkimin e Limanit: Ai është vlerë e shtuar, po ua kujtoj se unë jam kryeministër

Bilall Kasami mund të kërkojë, në emër të Besës, shkarkimin e njërit prej ministrave që vijnë nga radhët e saj, pas mbledhjes së Kuvendit Qendrore të partisë të njoftuar për sot. Një rezultat i tillë i ngjarjeve mund të pritet pas paraqitjes së mbrëmshme televizive në emisionin “Click Plus” në të cilin Kasami theksoi se nuk është i kënaqur me performancën e Lëvizjes Besa në koalicionin VLEN dhe në Qeveri, transmeton Portalb.mk.

Kasami tha se personalisht beson se kapaciteti është shumë më i madh se ai që është treguar deri më tani.

“Nuk mund të them se jemi plotësisht të kënaqur, sepse gjithmonë nevojitet angazhim më i madh nga të gjitha departamentet që drejtojmë. Kemi bërë disa analiza të pikave të forta dhe të dobëta të Lëvizjes Besa në VLEN, dhe si pjesë e VLEN në Qeveri. Kemi thirrur mbledhje të Këshillit  Qendrore për të shqyrtuar këto çështje dhe për të vlerësuar pozicionin tonë në Qeveri dhe për të marrë vendim për veprimet tona të mëtejshme. Besoj se të gjithë zyrtarët do të raportojnë atje për rezultatet e menaxhimit të institucioneve, dhe si organi kryesor i Lëvizjes Besa, midis dy kongreseve do të marrim edhe qëndrime se sa të kënaqur jemi dhe nëse mund të kishte qenë më mirë”, tha Kasami.

Në pyetjen nëse ka autoritet të shkarkojë ministrin Fatmir Limani, në rast se nuk arrijnë të sqarohen në mbledhjen e nesërme të Kuvendit Qendror. Paraprakisht, Kasami tha se pret që ministri i Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve, të flet para Kuvendit për punën e tij.

“Sigurisht, për deri sa është në atë pozitë si propozim i VLEN-it, që ka ardhur nga Lëvizja Besa, edhe në rikonstruimin eventual, të parë që do të ndodhë, do të vijnë propozimet nga VLEN-i. Dhe sigurisht që duke respektuar propozimet nga subjektet që e përbëjnë VLEN-in”, tha Kasami.

Fjalë të tilla nga Kasami interpretohen si një mesazh për ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani. Informacione jozyrtare tregojnë se ai pritet të jetë “në tryezë” para organit më të lartë të partisë. Dhe, kjo do të ishte kulmi i marrëdhënieve të tyre “të ftohta” që kanë pasur prej kohësh, të cilat në qarqet politike interpretohen si intolerancë e ndërsjellë e shkaktuar gjoja nga afërsia që Limani ka drejtpërdrejt me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Mickoski sot i doli në mbrojtje Limanit, duke e quajtur atë vlerë të shtuar në Qeveri. I pyetur se si do ta komentonte informacionin jozyrtar se Lëvizja Besa do të kërkojë shkarkimin e ministrit Limani, kryeministri tha se nuk kishte informacion të tillë. Por ai iu përgjigj ashpër edhe kreut të Besës Kasami.

“Mendoj se Limani është vlerë e shtuar në Ministrinë e Çështjeve Sociale. Unë jam mandatar dhe unë kompozoj. Nëse dikush e ka harruar këtë, ja po ia kujtoj”, tha Mickoski.

Fokus” kontaktoi edhe ministrin Limani për të shprehur mendimin e tij mbi fjalët e kreut të Besës. Ai paralajmëroi një deklaratë më të detajuar pas vendimit të mundshëm të organit më të lartë të partisë. Ai komentoi vetëm shkurt.

“Unë zbatoj projekte që janë në interes të popullit dhe shtetit. Nuk pranova pozicion për të përmbushur dëshirat partiake dhe personale”, theksoi Limani.

Bilall KasamiFatmir LimaniHristijan Mickoski HristianLëvizja Besa (LB)