MEPSO ndërpreu donacionet dhe sponsorizimet deri në fund të vitit

MEPSO ka ndërprerë të gjitha llojet e donacioneve dhe sponzorimeve deri në fund të këtij viti, raporton Portalb.mk.

Ky vendim u miratua nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Sha MEPSO.

“U arrit konkluzion i përbashkët se kostot dhe shpenzimet duhet të ndërpriten deri në vitin e ardhshëm 2025, kur ky proces duhet të vazhdojë të funksionojë, por në mënyrë transparente dhe duke marrë parasysh kriteret e parashikuara për këtë qëllim, në mënyrë të detajuar”, informuan nga MEPSO.

Ata theksojnë se analizat e tyre treguan se në shtatë muajt e parë të vitit 2024, udhëheqësia paraprake e Shoqërisë, që siç thonë “gjoja se ka vepruar në përputhje me Ligjin për donacione dhe sponzorime në aktivitete publike”, ka tejkaluar programin financiar për këtë vit për rreth 10 milion denarë.

Donacion(e)MEPSO