Shoqata “Treboshi” dhe Shoqata e mërgimtarëve “Treboshi CH”, dje në fshatin Trebosh të Komunës së Zhelinës organizuan manifestimin tradicional “Takim me Mërgimtarët 2025”, shkruan Portalb.mk.
Në këtë manifestim nga ana e nikoqirëve ishte e ftuar edhe Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, si dhe krijuesit e rinj të Klubit të letrarëve të rinj “Jusuf Gërvalla”, të Shkollës Fillore Komunale “Fan Noli” nga Treboshi. Njëherit u mbajt edhe Ora letrare “Mall Mërgate”.
Manifestimin e hapi Azra Alija e cila përshëndeti të pranishmit, e në veçanti u dëshiroi mirëseardhje mërgimtarëve , foli për aktivitetet dhe të arriturat e Shoqatës “Treboshi”.
Fjalë rasti pati edhe Sadije Aliti në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” të Tetovës. Në fjalën e saj përshëndetëse, falënderoi nikoqirët për ftesën, mërgimtarët në vnedlinje çdo herë e kanë derën e hapur, aty çdo herë i pret vendlindja. Po ashtu Aliti foli edhe për të rinjtë krijues të këtij fshati të cilët janë thesar që shndrrisin dhe zbukurojnë jo vetëm fshatin e tyre, po edhe Shoqatën “Oeneum” me të arriturat e tyre. Për këtë arritje të të rinjve Aliti falenderoi prof. Muaxher Haruni, i cili në mënyrē permanente punon me këta talent krijues. Të pranishmit i përshëndeti edhe Profesori Universitar nga ky fshat Ibish Kadriu.
Më pas u mbajt orë letrare nën moton “Mall mërgate” në të cilën poezitë e tyre lexuan poetët Ejup Ajdini, Sadije Aliti, Behare Neziri, Rami Kamberi, Adem Abdullahi, Melisa Miftari dhe Muaxher Haruni.
Më pastaj me poezitë e tyre në skenë u ngjitën edhe krijuesit e rinj Semra Aliu, Bora Saiti, Albnora Ristemi, Mersie Neziri, Besim Dervishi, Lora Ismaili, Arlinda Aliu, dhe Eda Selmani. Pika muzikore interpretoi nxenësi Endrit Velija.
Ndërkaq mbrëmja në fshat vazhdoi me muzikë dhe valle tradicionale.