Mbledhja e Këshillit të Sigurisë: RMV-ja me dronë dhe kamera do t’i luftojë zjarret 

Në mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë e cila u mbajt sot në Presidencën e RMV-së u konstatua se gjendja e sigurisë në rajon dhe vend është stabile, u diskutua edhe situata me zjarret në vend, transmeton Portalb.mk

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova theksoi se ajo që është shqetësuese, është se një numër i madh i zjarreve nuk janë për shkak të temperaturave të larta, por se ka baza të dyshimit se janë shkaktuar qëllimisht. 

“Nga Qeveria informuan për sistemin në të cilin punojnë, sistem të parandalimit, përmes të cilit me ndihmën e kamerave dhe dronëve, saktë do të lokalizoheshin rreziqet por edhe kryerësit dhe treguan një varg masash që në të ardhmen do t’i zbatojnë. Sot gjithashtu u propozua një projekt i ri, Sistem i Integruar Bashkëkohorë Informativ për mot të ligë te ne, me ndihmën e inteligjencës artificiale, me ndihmën e llogarive, me të vërtet paraprakisht mund të parashikojmë një varg situatash”, tha Siljanovska Davkova. 

Anëtarë të Këshillit të Sigurisë sipas funksionit janë: Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit; Hristijan Mickoski, kryeministër; Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme; Vlado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes; Timço Mucunksi, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe tre anëtarë të emëruar nga presidentja: Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska-Jordanova dhe Vlado Spiridonov.

Gordana Siljanovska DavkovaKëshilli i Sigurimit RMV