Maqedonia e Veriut nuk arriti të prodhon energji elektrike sa energjia që e shpenzon

Në Maqedoninë e Veriut janë shpenzuar 520 849 MWh energji elektrike, ndërkohë vetëm 97.2 përqind të kësaj energjie ka arritur ta prodhon gjatë kësaj periudhë, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin gusht të vitit 2026, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është:
520 849 МWh energji elektrike, 17.563 mil. nm3 gaz natyror, 175 578 ton qymyr dhe 119 046 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, 13 përqind e konsumit të gazit natyrorë është zvogëluar, ndërsa produktet e naftës kanë shënuar rritje në përdorim për 7.1 përqind.

Rritje e prodhimit të naftës është regjistruar vetëm te hidrocentralet (146.5 %) dhe te panelet solare (2.4 %), krahasuar me gushtin e kaluar.

Efikasiteti energjetikEnergjetikëEnergjia elektrike - rrymaHidrocentraleKomisioni Rregullator për Energji (KRRE)Komuniteti i Energjisë (BE)Kriza energjetikeLigji për EnergjetikëMinistria e Energjetikës Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM)Termocentral(e)