Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave dhe dy subjekteve juridike për mashtrim. Të pandehurit, në rolet e menaxherit dhe pronarit të kompanive, kanë mashtruar 27 persona, kryesisht fermerë nga Pellagonia dhe dy kompani transporti. Ata u premtuan pagesë për të korrat e dorëzuara, por nuk e realizuan atë. Dëmi i shkaktuar arrin vlerën prej 141.650 eurosh, transmeton Portalb.mk.
“SPB Manastir, në Prokurorinë Themelore Publike Manastir, ngriti kallëzim penal kundër D.N. (30) nga fshati Orizare e Poshtme, Manastir, P.N. (57) nga fshati Puturus, Komuna Mogillë dhe dy personave juridikë nga fshati Orizare e Poshtme.
I pandehuri i parë gjatë viteve 2023 dhe 2024, në cilësinë e personit të autorizuar-menaxher në personat juridikë të pandehur të tretë dhe të katërt dhe i pandehuri i dytë – pronar i personave juridikë të pandehur të tretë dhe të katërt, i ka mashtruar 27 persona, nga të cilët 25 ishin fermerë nga rajoni i Pellagonisë dhe dy kompani transporti, se pasi të kenë blerë të korra drithërash për një periudhë të caktuar kohore, do t’i paguajnë dhe i kanë bindur t’ua dorëzojnë të korrat, duke u shkaktuar dëme materiale në vlerë prej gjithsej 141.650 eurosh”, njofton MPB.