LSDM: 74 tenderë në vlerë 17 milionë euro për firmën e preferuar të Qeverisë, VMRO-DPMNE akuzon për populizëm

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë së Veriut (LSDM) dot ka publikuar një ‘bombë’ tjetër ku thonë se një nga firmat e preferuara të qeverisë “Lendi Grup” DOOEL Shkup ka marrë 74 tenderë me vlerë 17,6 milion euro vetëm në dy vitet e fundit. Për VMRO-DPMNE-në opozita tenton të mashtrojë publikun, transmeton Portalb.mk.

Aleksandar Sasha Dimitrijeviq nga LSDM tha se rritja e menjëhershme e kontratave fillon në vitin 2024, vazhdon në 2025 dhe deri sot.

“Vetëm vitin e kaluar, 59 kontrata të nënshkruara, shumica nga komunat e udhëhequra nga VMRO. Simptomatike, vlera e këtyre kontratave përshtatet thuajse plotësisht me vlerën e parashikuar të tenderëve. 161 tender për firmën familjare të Tomovskit, 51 tenderë për një firmë tjetër përmes komunave, dhe tani 74 tenderë për një firmë të tretë afër qeverisë”, tha Sasha Dimitrijeviq .

Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE në pushtet thotë se LSDM me konferenca populiste përpiqet të mashtrojë opinionin publik.

“LSDM, që ka numëruar këto tenderë gjatë dy viteve të fundit, duhet të zgjerojë llogaritjen për vitet e kaluara, kur ata ishin në pushtet. Dhe do të arrijnë në përfundimin se e njëjta firmë, ndoshta edhe dyfish më shumë tenderë ka marrë, kur institucionet ishin drejtuar nga LSDM së bashku me BDI. Kështu që, kjo është akuzë populiste. Konferencat populiste të LSDM nuk janë asgjë tjetër, veçse një përpjekje e zakonshme për të mashtruar opinionin publik”, tha Petrushevski.

Kujtojmë se kjo është “bomba” e radhës në një seri konferencash për shtyp në të cilat, siç njoftoi kreu i LSDM-së, ekipi anti-korrupsion i LSDM-së do të zbulojë skemat kriminale të partisë në pushtet.

Keqpërdorim tenderiLidhja Social Demokrate (LSDM)Qeveria e Maqedonisë së VeriutVMRO-DPMNE