Liga e Parë në RMV, kanë ngelur edhe tri ndeshje deri në përfundimin e pjesës së parë

Në Maqedoninë e Veriut sot mbaroi java e XIX-të në Ligën e Parë në futboll. Pas kësaj jave, kanë ngelur edhe tri javë deri në përfundimin e pjesës së parë të sezonit 2025/2026, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja e fundit e kësaj jave u zhvillua ndërmjet Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Tikveshit. Mysafirët arritën të fitojnë me rezultat 0-1.

Shkëndija, Arsimi dhe Rabotniçki gjatë kësaj jave shënuan fitore si mysafir, ndërsa Vardari si vendas. Vetëm ndeshja ndërmje Pelisterit dhe Strugës mbaroi me barazim, 1-1.

Deri më tani kanë ngelur edhe tri ndeshje, ndërsa Vardari kryeson me gjashtë pikë më shumë sesa Shkëndija, e cila ka 45 pikë. Në vendin e tretë gjendet Struga me 42 pikë, ndërsa Bashkimi gjendet e pesta me 26 pikë, një më shumë se Arsimi. Shkupi gjendet në fund të tabelës me një pik.

Federata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)KF ArsimiKF BashkimiKF ShkëndijaKF ShkupiKF Struga