Kompozitori shqiptar nga Shkupi fitoi çmimin për muzikën më të mirë në Stamboll

Çmimi “Ustun Akmen” për muzikën më të mirë këtë vit në Stamboll shkoi kompozitorin shkupjan Albin Sopa. Ai e fitoi çmimin për shfaqjen “Cezari”, project teatran nën regjinë e Sibel Abdiut, transmeton Portalb.mk.

“Pata rastin të punoj me një ekip jashtëzakonisht të mirë, aktorë të lartë profesionistë që e kuptuan plotësisht detyrën e tyre dhe u angazhuan plotësisht në projekt. Shfaqja është në repertorin e rregullt të KATS dhe shfaqet dy herë në javë, ndërsa nga janari planifikohet të shfaqet në festivale brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi Abdiu.

Sopi projektin “Cezar” nga Shekspiri e kishte regjistruar në teatrin privat KATS në Stamboll.

Juria pasi nuk arriti të vlerëson se cili është më i miri, vendosi që çmimi i parë njëkohësisht ti takon Albin Sopës dhe Kenan Dogulut.

Festival muzikorKultura shqiptareKulturë lajmeMinistria e Kulturës (MK)Skena e Muzikës Serioze ShqiptareStambolli