Këshilli i Shkupit e miratoi rebalancin e buxhetit, para do të ketë për subvencione, parqe dhe dekorime të Vitit të Ri

Këshilli i Shkupit sot e miratoi rebalancin e buxhetit të kërkuar nga kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, duke siguruar para për subvencione për disa ndërmarrje publike, si dhe për të vazhduar zbatimin e projekteve kapitale dhe për të ruajtur pastërtinë e qytetit, transmeton Portalb.mk.

Ribalancin e kane mbështetu 37 këshilltare, njëri votoi kundër, ndërsa njëri abstenoi.

Siç informoi Gjorgjievski në seancën e Këshillit, buxheti do të shmangë huamarrjen e planifikuar në transportin publik, pasi transportuesit privatë do të kthehen në rrugë, dhe nga viti i ardhshëm ai pret 80 autobusët e rinj ekologjikë që Qeveria duhet t’I blejë. Me rebalancin do të sigurohen subvencione për ndërmarrjet publike “Parqet dhe Gjelbërimi” dhe “Drisla”, si dhe fonde për vazhdimin ose përshpejtimin e disa projekteve.

“Parqet dhe gjelbërimi do të marrin subvencione, por do të duhet të punohet edhe për ndërtimin e parqeve të reja, siç është ai që po e fillojmë tani në Butel, por edhe në Karposh, krah Lepencit, 50 miniparqe që i paralajmëruam dhe të tjera. Kjo do të vlejë edhe për ndërmarrjet e tjera publike që marrin subvencione. Në qytetet e tjera, ndihma ofrohet vetëm për transportin publik”, tha Gjorgievski.

Ai njoftoi se me ribalancin e buxhetit do të ketë rindërtim të rrugës “Franjo Kluz”, një rrethrrotullim në Gjorçe Petrov, një korsi të tretë në bulevardin “Aleksandar Makedonski”, rindërtimin e bulevardëve “Kroacia” dhe “ASNOM” dhe përshpejtimin e kryqëzimit Momin Potok. Fondet duhet të jenë gjithashtu në dispozicion për projektimin e disa rrugëve dhe një rrethrrotullim te Tobacco 2 në Aerodrom.

Gjorgievski përsëriti edhe një herë borxhet e Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike, të cilat tha se janë mbi 300 milionë euro. Borxhet totale të Qytetit për operacionet rrjedhëse, kreditë dhe vendimet ekzekutive janë mbi 135 milionë, dhe mbi 180 milionë janë për ndërmarrjet publike. Borxhi i JSP Shkup është rreth 22 milionë euro, ndërsa për Ujësjellësin dhe Kanalizimet rreth 40 milionë euro.

Gjorgjievski u ankua gjithashtu për mbledhjen e ulët të taksave.

“Mbledhja e taksave është më e keqja ndonjëherë dhe është rreth 35 përqind. Burimi i financave të Shkupit nuk duhet të jenë shërbimet komunale, prandaj do të ndërmarrim disa aktivitete për të rritur mbledhjen e taksave”, tha kryetari i bashkisë dhe tregoi një krahasim të bazave të të dhënave me Agjencinë e Kadastrës për të përcaktuar numrin e vërtetë të apartamenteve në qytet.

Ribalancimi do të sigurojë para për dekorimin e Vitit të Ri të Shkupit dhe për festimin e Vitit të Ri, për të cilin do të shpenzohen 70,000 euro.

Higjiena Komunale ShkupNdërmarrja Qarkulluese (Transportuese) Publike Shkup (NQP) (JSP) (NTP)Orce GjorgjievskiQyteti i ShkupitRikonstruimi i rrugëve - të dëmtuara - gropaShkupiTransportTransport, Transport publik