Kë duan ta shohin të rinjtë vitin e ardhshëm në skenën e Sunny Hill Festival në Prishtinë? (Video)

Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, The Weekend, Coldplay, Lana del Rey, Tuna, Bardhi, janë vetëm disa nga emrat të cilët të rinjtë duan t’i shohin vitin e ardhshëm në Sunny Hill Festival në Prishtinë. Portalb.mk i pyeti pjesëmarrësit e këtij viti se kë duan të shohin ata vitin e ardhshëm në skenat e festivalit.

Cilin nga  emrat ndërkombëtarë e duan të rinjtë për vitin e ardhshëm, ndiqeni videon më poshtë për të parë se çfarë thanë ata.

I pyetëm edhe cilin këngëtar nga Maqedonia e Veriut duan ta shohin në festival vitin e ardhshëm, përgjigjet i gjeni në videon në vijim.

Sunny Hill Festival e përmbylli edicionin e shtatë në Prishtinë ku për tre ditë e net performuan emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare dhe vendase dhe ku morën pjesë mijëra të rinj nga vendi, rajoni dhe bota.

Festivali, i cili u mbajt për tri ditë, nga 31 korriku deri më 2 gusht, ofroi performanca në katër skena, duke krijuar një program të larmishëm që ndërthuri pop-in, elektronikën, hip-hopin dhe zhanre të tjera muzikore.

Në mesin e emrave kryesorë ndërkombëtarë të këtij edicioni ishte Katy Perry, e cila performoi në natën e parë të festivalit. Krahas saj, publiku pati mundësinë të ndiqte edhe performancat e artistëve të njohur nga Kosova dhe më gjerë, mes tyre Dhurata Dora dhe të tjerë.

Nata e dytë solli në skenë Lewis Capaldi, ndërsa performuan edhe këngëtarë të njohur të skenës shqiptare, përfshirë Lumi B, Ledri Vula, MC Kresha dhe Lyrical Son.

Festivali u përmbyll me Martin Garrix dhe dyshen Adam Port & Rampa ndër emrat kryesorë të programit.

Sunny Hill Festival është festivali më i madh muzikor në Kosovë dhe një nga festivalet kryesore të muzikës në Evropën Juglindore.

Në edicionet e kaluara kanë performuar artistë si Dua Lipa, Miley Cyrus, Calvin Harris, Shawn Mendes, J Balvin, Anyma, Stormzy, Peggy Gou, Mochakk, Black Coffee, Burna Boy, Fatboy Slim, Martin Garrix, Hardwell dhe shumë të tjerë.

I themeluar nga familja Lipa në vitin 2018, festivali është përzgjedhur tri herë në listën e 10 festivaleve më të mira evropiane të kategorisë së mesme, ndërsa promovohet ndërkombëtarisht nga fituesja e trefishtë e çmimit Grammy, Dua Lipa.

Dua LipaKulturë lajmeSunny Hill FestivalTë rinj - Rini - RiniaVideo Lajme