#TROÇ me radiologun Argjend Imeri: Maqedonia e Veriut ka dështuar në skriningun e kancerit të gjirit

Çdo e teta grua, në një periudhë të jetës do të preket nga kanceri i gjirit, kjo i bie 12 përqind e grave, kështu thotë radiologu Argjend Imeri, subspecialist i diagnostifikimit të kanceri të gjirit, i ftuar në #TROÇ.

Shteti duhet të ketë një sistem të mirëfilltë i cili duhet të mbajë nën kontroll gjendjen e grave përmes skriningut, t’i thërret dhe t’i ndjekë të gjitha kategoritë më të prekshme sepse kjo është edhe kusht nga BE.

Skriningu te ne ekziston por asnjëherë s’ka funksionuar si duhet, mbulimi i tij do duhej të ishte mbi 70 përqind por te ne është 0.8 përqind, kurse vitin e fundit nuk funksionon fare, shton doktori.

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë, me doktorin dhe kolumnistin e Portalbit.

Argjend ImeriTROÇ