Katër shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut për 10.2 përqind është regjistruar rritje e numrit të turistëve në shtatë muajt e parë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Numri i turistëve në korrik të vitit 2025 është 209 932, ashtu që 42.1% ishin turistë vendas dhe 57.9% ishin turistë të huaj”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që në muajin korrik janë regjistruar 770 mijë net të kaluara.

Në korrik të këtij viti u regjistrua rritje për 2.7 përqind në numrin e turistëve, ashtu që te turistët e huaj rritja ishte 3.4 përqind, ndërsa te turistet vendor 2.2 përqind.

Varësisht nga prejardhja e turistëve të huaj, në korrik kanë ardhur 55 129 turistë të huaj nga Turqia, 9 898 nga Serbia, 4 304 nga Polonia dhe 3 989 nga Holanda.

Agjenci turistikeLiqenLiqeni i Ohrit - StrugësPlazhi i liqenitSezoni turistik - Turist(e)