Juliana Pasha me këngën ‘Ajër’ ka fituar Festivalin Kënga Magjike 2025, transmeton Portalb.mk.
Kjo fitore është e dyta për Juliana Pashën pasi ajo fitoi festivalin edhe në vitin 2010 së bashku me Luiz Ejllin me këngën “Sa e shite zemrën”
“Për mua është shumë domethënëse në këtë 25 vjetor”, tha Pasha pasi mori trofeun.
Në vend të dytë doli Albina Kelmendi me këngën ‘Gënjeja’.
Ndërsa në vend të tretë doli Mira Konçi me këngën ‘Më mbaj me vete’
Fituesi u zgjodh me votat e jurisë, këngëtarëve pjesëmarrës dhe publikut.
Në juri këtë vit ishin Jonida Maliqi dhe Enkel Demi nga Shqipëria, Kaliopi (Maqedoni e Veriut), Gianni Testa (Itali) dhe Deban Aderemi (Britani e Madhe).
Festivali pati dy net gjysmëfinale dhe finalen.
Ndryshe, ky ishte edicioni i 25-të i Këngës Magjike.