Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të komunës nën dyshimet se ka keqpërdorur rreth 725 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal ndaj G.S. (47) nga Çashka për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Ai dyshohet se në periudhën 2021-2024 ka paguar 10 persona të punësuar në komunë në kundërshtim me Ligjin për nëpunësit shtetëror, ndërsa një person tjetër në kundërshtim me Ligjin për marrëdhënie pune.
“Në këtë mënyrë, i denoncuari u ka mundësuar 11 të punësuarve të përfitojnë dobi pasurore dhe i ka shkaktuar dëm buxhetit të komunës së Çashkës në shumën totale prej 725.562 denarësh”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.