Irani përgatitet për luftë me SHBA-në, po fortifikon objektet bërthamore dhe stërvit civilët

Irani po përgatit intensivisht popullsinë e tij për një luftë të mundshme me Shtetet e Bashkuara, ndërsa po fortifikon me shpejtësi objektet kritike dhe ato bërthamore, transmeton Euronews.

Sipas Wall Street Journal, imazhet satelitore tregojnë ndërtimin e mbrojtjeve të forta rreth centraleve bërthamore në Natanz dhe Malin Pickaxe.

Të vetëdijshëm për epërsinë ajrore amerikane, ushtarakët iranianë po përqendrohen te stërvitja e popullsisë për luftë tokësore dhe mbrojtje nga ajri.

Në Teheran po stërviten civilët si të përdoren armët e kalibrave të ndryshëm.

Ky mobilizim vjen mes zbehjes së shpresave se negociatat do të sjellin paqe dhe frikës nga sulmet e reja amerikane pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në nëntor.

Për më tepër, retorika ushtarake po shfrytëzohet nga regjimi për të frenuar revoltat e mundshme popullore mes një rrënimi të thellë ekonomik, të shkaktuar nga bllokadat ndërkombëtare dhe presioni i lartë i Uashingtonit.

IraniShtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)