Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 38 vjeçarit i cili e ka mashtruar një qytetar, duke i marrë 30 mijë euro për kryerjen e një pune, të cilën nuk e ka kryer, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal ndaj 38 vjeçarit A.A. nga Shkupi, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “mashtrim”, bazuar në nenin 247 nga Kodi Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Ai kishte paraqitur fakte të rrejshme që të mashtron qytetarin se për 30 mijë euro deri të organet përkatëse do të kryen procedurat për privatizimin e një toke ndërtimore prej 13 764 metra katror. Toka është në pronësi shtetërore në Vizbeg.
“Ai në vitin 2016 kishte siguruar dokument të rrejshëm – Vendim për privatizimin e tokës ndërtimore në pronësi të shtetit”, sqarojnë nga Policia.