Sot mbaroi java e XXVI-të në Ligën e Parë, dy ekipet shqiptare shënuan fitore

Në dy ndeshjet e fundit në javën e XXVI-të në Ligën e Parë, dy ekipet shqiptare arritën të nxjerrin pikët maksimale, transmeton Portalb.mk.

Arsimi udhëtoi për në Shkup, ku fitoi kundër Makedonija Gjorçe Petrovit me rezultat 0:1. Goli i vetëm u shënua nga Fatjon Jusufi.

Në ndeshjen tjetër të kësaj jave, Shkupi humbi në Strugë me rezultat 0:3. Me ketë fitore, Struga arriti të mbledh gjithsej 56 pikë, pesë më pak se Shkëndija dhe gjashtë më pak se Vardari.

Të shtunën do të fillojnë ndeshjet e javës së XXVII-të, kur Vardari do të përballet me Rabotniçkin, ndërsa Bashkimi në Kratovë do të përballet me Sileksin.

Në kuadër të javës së XXVII-të, të hënën do të kemi ndeshjen Shkëndija – Shkupi dhe Struga – Tikvesh, ndërsa një ditë më pas, Arsimi do të përballet me Pelisterin, ndërsa AP Brera do të luajë kundër Makedonija Gj.P.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.

Në Kupën e Maqedonisë së Veriut, ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet në Tetovë më 22 prill në Kumanovë, ndërsa ndeshja kthyese më 6 maj në Kumanovë. Finalja do të luhet më 20 maj. Në njërën gjysmëfinale do të përballet Shkëndija e Tetovës me Shkëndijën e Haraçinës, ndërsa në gjysmëfinale tjetër Ohri kundër Sileksit.

Federata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)KF ArsimiKF BashkimiKF ShkëndijaKF ShkupiKF Struga