Holanda hoqi dorë nga financimi i një projekti për Këshillin Gjyqësor: “Ky trup është jolegjitim”

Holanda vendosi në pushim një projekt të madh me Këshillin Gjyqësor, deklaroi në intervistë për Radion Evropa e Lirë ambasadori hulandez në vend, Dirk Jan Kop, njofton Portalb

Ai duke i vlerësuar ndodhitë e fundit në Këshill tha se ai është shndërruar në trup legjitim.

“Të gjithë rastet e PSP-së po fundosen një nga një, ndërsa ky është zhvillim shumë i keq. Tani e kemi edhe rastin me Këshillin Gjyqësor, i cili në fakt u bë trup jolegjitim. Kjo është shumë serioze dhe shumë e dhimbshme për t’u parë. Dhe për shkak të këtij precedenti, Holanda tani vendos në pushim një projekt të madh të lidhur me Këshillin Gjyqësor. Situata është shumë serioze”, tha ambasadori holandez në intervistë për REL-in.

Kujtojmë se më 26 prill të këtij viti u shkarkua Vesna Dameva nga funksioni kryetare e Këshillit Gjyqësor.  Zëvendësi i saj, Selim Ademi, i cili pas zënkave që kanë zgjatur disa orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, ai e hodhi propozimin në votim. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj.

Edhe pse në ligj nuk është paraparë mënyrë për shkakrim të kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Selim Ademi për Portalb.mk elaboroi se bëhej fjalë për votim me shumicë dhe se gjithçka që nuk është e ndaluar me ligj, është e lejuar.

Më 4 maj të këtij viti për kryetar të ri të Këshillit Gjyqësor u zgjodh Sashko Georgiev.

Më 19 maj të këtij viti, Dameva informoi se ka dorëzuar padi deri te Gjykata Administrative dhe padi penale te Prokuroria Themelore Publike për shkarkimin e saj. 

Ambasada e Holandës në RMVKëshilli Gjyqësor RMVReforma ne gjyqësor – drejtësi
Comments (3)
Add Comment