Gjashtë zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se në Maqedoninë e Veriut në orët e mesditës në hapësirat e hapura janë regjistruar gjashtë zjarre aktive, një nën kontroll dhe dy të shuara, transmeton Portalb.mk.

Gjashtë zjarret aktive janë regjistruar në Berovë, Studeniçan, dhe nga dy në Likovë dhe Strugë.

Një zjarr nën kontroll është regjistruar te komuna e Gazi Babës te deponia Vardarishte, ndërsa dy zjarre të shuara janë regjistruar te Komuna Çeshniovë dhe Tetovë.

Më 2 shtator Ministria e Bujqësisë e zgjati deri më 30 shtator ndalimin e lëvizjes në pyjet dhe tokën pyjore të Maqedonisë së Veriut. Ministria përkujtoi se qytetarët që do të kapen duke lëvizur në këto hapësira do të dënohen nga 1 500 deri 2000 euro, në bazë të nenit 106 nga Ligji për Pyjet.

Në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).

Dita e ZjarrfikësveDrejtoria për Menaxhim me Librat Amë RMV (DML)ZjarrZjarrfikës