Gara për Tetovën: Bajram Rexhepi përballë Bilall Kasamit

Gara për të parin e Tetovës në zgjedhjet lokale të ardhshme do të jetë midis kryetarit aktual Bilall Kasamit nga koalicioni Vlen dhe Bajram Rexhepit nga BDI, transmeton Portalb.mk. 

Kandidaturën e Rexhepit e kanë konfirmuar mbrëmë nga BDI-ja. 

Ndërsa që Kasami do të kandidojë edhe për një mandat të dytë e kanë konfirmuar disa herë nga VLEN. 

Kasami pritet që të merr përkrahjen e VMRO-DPMNE-së. 

Rexhepi si kuadër i BDI-së ka qenë deputet dhe drejtor i Resurseve të Energjetikës në RMV. 

Ndërsa Kasami i cili ka qenë anëtar i BDI-së, më pas e formoi Lëvizjen Besa ku është kryetar i saj, ndërsa në zgjedhjet e kaluara lokale u zgjodh për kryetar të Tetovës. 

Zgjedhjet lokale pritet të shpallen gjysmën e parë të gushtit, ndërsa pritet të mbahen në tetor. 

Të qarta janë datat, por jo edhe rregullat sa i përket ndryshimeve të Kodit Zgjedhor për të cilat partitë politike janë bërë lëmsh sepse duhet të votohen me shumicë Badinteri. Propozim-ligjin e parë ua rrëzoi Gjykata Kushtetuese. 

Bajram RexhepiBilall KasamiKomuna e Tetovës