Fon der Llajen në Shkup: Me padurim ju presim në BE me identitetin tuaj të veçantë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Llajen me vizitën e sotme në Shkup e filloi turneun e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo në Aeroportin Ndërkombëtarnë Shkup u prit nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq. Ajo është pritur dhe ka realizuar takim me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, me të cilin kanë biseduar për procesin e negociatave të inkuadrimit të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për ndodhitë aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe për gjendjet vijuese në rajon, njofton Portalb.

Siç Maqedonia e Veriut përparon me reformat, ashtu e trason rrugën e saj drejt BE-së, publikoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Llajen në platformën Iiks pas takimit të sotëm me shefin e shtetit Stevo Pendarovski në Shkup.

“Me padurim presim t’ju dëshirojmë mirëseardhje juve, identitetit tuaj të veçantë dhe gjuhën tuaj, gjuhën maqedonase”, theksoi Fon der Llajen.

Nga Kabineti i presidentit Pendarovski kumtuan se në takim janë këmbyer informata për fazat e mëtejshme në negociata pas përfundimit të procesit të skriningut dhe për dinamikën e zbatimit të reformave.

Në takim është biseduar për Raportin e ardhshëm të KE-së për progresin e Maqedonisë së Veriut si vend-anëtare, si dhe për Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor, me ç’rast presidenti Pendarovski është falënderuar për mbështetjen dhe përkushtimin e BE-së në politikën e zgjerimit dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, në takim janë këmbyer mendime për rëndësinë strategjike nga zbatimi i ndryshimeve të Kushtetutës dhe implikimet e mëtejshme ndaj perspektivës evropiane të vendit, thuhet në kumtesën nga Kabineti i Pendarovski.

Ursulla fon der Lejen – Bojan Mariçiq, Foto: Sekretariati për Çështje Evropiane


Fon der Llajen
u prit nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq.

“Mirëseardhje në Shkup për kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Llajen, prej nga e fillon turneun nëpër Ballkanin Perëndimor. Vizita është sinjal pozitiv për perspektivën evropiane të rajonit dhe është në moment kyç për procesin tonë eurointegrues”, shkroi Mariçiq në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai shtoi se “kemi çështje të rëndësishme të cilat duhet t’i hapim për reformat dhe obligimet para përfundimit të procesit të skriningut dhe para publikimit të Raportit vjetor për progresin për vitin 2023”.

“Në takimin e nesërm pres diskutim të dobishëm dhe të frytshëm i dokusuar në hapat dhe planet e ardhshme për progres tl shpejtë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE”, qëndron në publikimin në Fejsbuk të zëvendëskryeministrit Mariçiq.

Temë e bisedave, siç paralajmëroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, pritet të jenë reformat e nevojshme dhe fondet shtesë që duhet t’i marrim si ndihmë nga BE-ja dhe motivimi për reformat.

Sipas tij, pritet që ajo t’i paraqesë raportet e KE-së për përparimin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, publikimi i të cilave është parashikuar për më 8 nëntor, si dhe t’i prezantojë pikat kryesore të Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor, që duhet të publikohet deri në fund të këtij viti.

“Si kurrë më parë do të na ofrohet shans edhe për më shumë para, sipas këtij Plani për rritje, nëse bëjmë më shumë reforma. Kjo është një nga parimet kryesore – më shumë para për më shumë reforma dhe sikur kurrë deri më tani na shikojnë si anëtare e ardhshme e BE-së”, theksoi Mariçiq.

Tani për tani nuk është paralajmëruar takim me liderin e VMRO – DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski. Mickoski tha se tani për tani nuk është dakorduar takim me Von der Leyen-in, por se mbetet në qëndrimin e njëjtë për ndryshimet kushtetuese.

“Pres që presidentja e Komisionit Evropian, të dalë me qëndrim se Maqedonia do të fillojë në mënyrë të pakushtëzuar negociatat me BE-në, edhe pse jam shumë i vetëdijshëm për mangësitë e shumta që i kemi në planin vendor për shkak të Qeverisë së korruptuar. Në atë mënyrë do t’i jepet mirënjohje qytetarëve dhe shtetit për 23 vitet e kaluara, kur nënshkruam marrëveshjen për stabilizim dhe do t’i jep respekt për gjitha poshtërimet që i ka përjetuar populli maqedonas”, deklaroi Mickoski.

Në kumtesën e Komisionit Evropian theksohet se gjatë kohës së qëndrimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, Leyen do të prezantojë detaje nga plani i Bashkimit Evropian për zhvillim të rajonit.

Nga Shkupi, Leyen do të udhëtojë për Prishtinë, ku do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Prej atje, më 31 tetor Leyen do të shkojë në Podgoricë, ku pritet të ketë takim me presidentin malazez Joakov Milatoviq dhe kryeministrin Dritan Abazoviq.

Në të njëjtën ditë, Leyen do të vizitojë edhe Beogradin, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.

Turneun u saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, Leyen do ta përfundojë në Sarajevë, ku pritet të bisedojë me anëtarët e presidencës së BeH dhe me presidenten e Këshillit të Ministrave, Borjana Krishto.

Më 15 dhe 16 tetor të këtij viti, Leyen ishte për vizitë në Shqipëri, ku u mbajt samiti i Procesit të Berlinit. Aty, liderëve të BE-së dhe rajoni ua prezantoi planin e ri për zhvillim të Ballkanit Perëndimor, për të cilin tha se ka potencial të dyfishojë madhësinë e ekonomisë në rajon në këtë dekadë. Plani ka katër shtylla – integrim në një treg të vetëm, bashkëpunim më të thellë rajonal ekonomik, përshpejtim i reformave themelore dhe ndihmë më të madhe financiare paraqasëse.

Kujtojmë se më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

Ballkani PerëndimorBojan MariçiqEurointegrime Negociata RMV-BEKomisioni Evropian (KE)Qeveria e Maqedonisë së VeriutStevo PendarovskiUrsulla fon der Llajen (Ursula von der Leyen)