Filmi shqiptar “Aroma e trëndafilit të kuq” nën regji dhe skenar të Aurel Naqit, po lë gjurmë anembanë botës

Filmi shqiptar “Aroma e trëndafilit të kuq” nën regji dhe skenar të Aurel Naqit është një film me metrazh të shkurtër, po e vërteton suksesin e tij duke qenë pjesë e festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, gjithashtu duke rrëmbyer edhe çmime të mëdha, transmeton Portalb.mk.

Xhirimet e filmit “Aroma e trëndafilit të kuq” janë zhvilluar në Tiranë, Korçë, Voskopojë, Himarë dhe Dhërmi. Një javë intensive, e xhiruar në kohë rekord, para se të fillonte sezoni turistik.

Filmi u xhirua në muajin maj të vitit 2022 dhe u përfundua nga studio, për të hyrë në garën e festivaleve në mars të vitit 2023. Personazhet kryesore të filmit janë Xhulia Musagalliu dhe Enxhi Cuku.

Regjisori dhe skenaristi Aurel Naqi për Portalb.mk tha se trëndafili është i vetmi narrator, në të gjitha historitë e zemrës.

“Aroma e trëndafilit të kuq” trajton me finesë vijën e hollë që ndan miqësinë dhe ndjenjën. Subjekti i filmit: Fiori, shitëse lulesh, në një vend të vogël turistik, krijon një ndjenjë të veçantë me Eran, punonjëse librarie që ka ardhur të kaloj disa ditë pushimi, e ndalon krejt rastësisht në dyqani i saj. Miqësia e tyre rritet kur Fiori e ndihmon të zbulojë bukuritë e rivierës”, tha Naqi.

Foto nga arkivi personal i regjisorit Aurel Naqi. Foto: Aurel Naqi

Se si është mirëpritur nga publiku gjithandej nga është shfaqur filmi Naqi edhe me tej shtoi:

“Kemi marrë duartrokitje të zjarrta, përshëndetje kur kemi dalë në ambientin jashtë sallës së kinemasë. Njerëzit na përgëzonin dhe ishin kurioz të dinin projektin e radhës. Kemi ndaluar në festivalet më me zë, krahas aktorëve të njohur të Hollywood gjithashtu, në Los Angeles. Naqi gjithashtu potencoi se filmi do ti bashkohet platformave online pas përfundimit të garës së festivaleve”.

Dy protagonistet e filmit “Aroma e trëndafilit të kuq”. Foto: Aurel Naqi

Filmi ka qenë pjesë e festivaleve të ndryshme si:

  • Festivali i Filmit në Toron to (tifo) Drama më e mirë,
  • Film i 40 i filmit në Santo Mornica, Film Çarash- Drama më e mirë,
  • Festivali i filmit në Venice të Kalifornisë -Drama më e mirë,
  • Festival filmit në Vjenë Austri – Romanca më e mirë,
  • Festivali i Filmit në Organ, Një nominim Drama më e mirë dhe një Çmim të parë filmi më i mirë ndërkombëtar,
  • Festivali i Filmit në Filadelfia, 2 Nominime Drama më e mirë dhe aktorja më e mirë,
  • Festivali i Filmit në Stokholm, 2 çmime Drama më e mirë dhe aktorja më e mirë,
  • Festivali i Filmit në Hague, një nominim Drama më e mirë,
  • Festivali i Filmit në Illinois, i zgjedhur si finalist,
  • Festivali i Filmit në Lindenhurst 5 çmime të para Best dhe një nominim Best Editing.
Afishja e filmit “Aroma e trëndafilit të kuq”. Foto: Aurel Naqi
FilmaKultura shqiptareKulturë lajme