Ekologjistët i dhanë afat Qeverisë që deri në fund të muajit që t’i shfuqizojë koncesionet për minierën e Ilovicës-Shtukës

Qeveria t’i shfryqizojë koncesionet për minierën Ilovica-Shtukë, kërkuan nëntë organizata qytetare nga disa qytete të vendit. Ata vendosën afat që deri në fund të muajit, ose 29 shtator, kur Qeveria duhet ta mbajë seancën e fundit të përmbushet kjo kërkesë e tyre dhe në këtë mënyrë të përfundojë problemi që po zgjat pothuajse një dekadë e gjysmë. Ekologjistët thonë se në qoftë se nuk përmbushen kërkesat e tyre do të organizohet në protesta, jo vetëm në qytetet në Juglindje, por edhe në gjithë vendin, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

“Afati i arsyeshëm për shfuqizimin e koncesioneve për minierën e Ilovicës-Shtukës që ia vendosëm Qeverisë skadon këtë shtator. Përcaktuam se 29 shtatori, e martë, ditë kur Qeveria mban seancë të rregullt, është afati i fundit për eliminimin përfundimtar të këtij problemi, i cili për një kohë tepër të gjatë po e ngarkon shoqërinë, përfshirë edhe me veprime korruptive. Nëse qeveria brenda këtij afati nuk i shfuqizon koncesionet për minierën e “Euromax Resources”, do të konsiderojmë se ajo ka dalë kundër interesave të popullit të saj dhe e ka flijuar në fshehtësi Luginën e Strumicës”, thonë nga ‘Zdrava Kotlina’.

Ata theksojnë se nuk pranojnë vonesa, as transferim të përgjegjësisë dhe paralajmërojnë se në rast të mospërmbushjes së kërkesës, do të shfrytëzojnë të drejtat e tyre kushtetuese për vetëmbrojtje.

Kërkesa vjen pasi Gjykata e Lartë Administrative para disa muajsh solli vendim me të cilin sërish lejoi bashkim të së dy koncesioneve për minierën. Gjykata e shfuqizoi vendimin për ndërprerjen e vlefshmërisë së vendimit për bashkimin e koncesionit në lokalitetin Ilovicë në Komunën e Bosillovës, me koncesionin në lokalitetin në komunat Bosillovë dhe Novo Sellë, ndërsa Qeveria, duke mos bërë ankesë ndaj vendimit, lejoi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Megjithatë, siç theksojnë nga organizata “Zdrava Kotlina”, kjo nuk është pengesë për shfuqizimin e koncesioneve, sepse Qeveria dhe koncesionari “Euromax Resources” nuk kanë nënshkruar marrëveshje për bashkim, gjë që do të thotë se edhe në këtë moment të dy koncesionet janë të ndara.

“Aktvendimi i Gjykatës së Lartë Administrative nuk e obligon Qeverinë t’i bashkojë koncesionet, por tregon qartë se Qeveria duhet të vendosë vetë. Ne kërkojmë që ajo t’i dëgjojë argumentet e qytetarëve që duan ta ruajnë mjedisin e tyre jetësor dhe të vendosë për shfuqizimin e koncesioneve“, thotë Gjorgji Tanushev nga “Zdrava Kotlina”.

Kërkesa për shkëputjen e koncesioneve edhe formalisht do t’i dërgohet Qeverisë gjatë kësaj jave, ndërsa aktivistët civilë thonë se argumentet për shfuqizimin janë të shumta. Ata konsiderojnë se koncesionet e “Euromax Resources” po mbahen tashmë 14 vjet, edhe pse ligji parashikon që brenda një afati prej katër vitesh ata duhet të sigurojnë leje ndërtimi.

Nga “Zdrava Kotlina” përsëri paralajmërojnë se hapja e minierës në një luginë pjellore do të thotë shpërngulje e popullsisë, e cila, siç thonë ata, do të jetë nën kërcënimin e ndotjes që do të shkaktojë gërmimi, minimi dhe degradimi i mjedisit. Përveçse nuk ka arsyetim ekologjik, sipas ekologjistëve miniera nuk ka as arsyetim ekonomik, sepse perspektiva e bujqësisë është shumë më e madhe dhe më afatgjatë se ajo e minierave.

Rasti me minierën Ilovica-Shtuka tashmë disa vite është para gjykatave të Maqedonisë. Gjykata e Lartë Administrative vendimin e fundit e solli sivjet, ndërsa paraprakisht në tetor të vitin 2022 e sfuqizoi aktvendimin e Gjykatës Administrative për marrje përfundimtare të kocesionit të “Euromax Resources” për eksploatim në minierën “Ilovica-Shtuka” dhe pas ankesës së kompanisë, lëndën e ktheu në gjykim të sërishëm.

Ndryshe, mijëra qytetarë nga mbarë vendi në vitin 2023 protestuan në Strumicë kundër hapjes së minierës së arit dhe bakrit në malin Ograzhden. Ata përcollën mesazhin se nuk do të lejojnë që fusha pjellore e Strumicës të bëhet viktimë e apetiteve të bizneseve. Protesta është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj Vendimit të qeverisë për bashkimin e koncesioneve për minierën “Ilovica-Shtuka” pasi Gjykata Administrative la në fuqi padinë e kompanisë “Euromax Resources” kundër vendimit të Qeverisë për zgjidhjen e kontratës për njërin prej koncesioneve.

Qeveria e vitit 2023 i kishte hapur rrugën realizimit të synimeve për nxjerrjen e arit dhe bakrit në luginën e Strumicës. Më herët, në shkurt të vitit 2023, Gjykata Administrative la në fuqi padinë e kompanisë “Euromax Resources” kundër vendimit të Qeverisë për zgjidhjen e kontratës për një nga koncesionet, pasi Gjykata e Lartë Administrative në tetor të vitit të kaluar e ktheu çështjen në rivendim për herë të tretë. Ajo ka shkaktuar reagime te banorët e tre komunave të qarkut dhe organizatat e shoqërisë civile që prej disa vitesh luftojnë për ruajtjen e këtij rajoni bujqësor.

EkologjiMinistria e Energjetikës Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM)Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH)Mjedisi jetësorQeveria e Maqedonisë së Veriut