Instituti Albanologjik-Prishtinë, gjegjësisht Dega e Folklorit, në kuadër të programit të ligjëratave dhe takimeve shkencore “Leksione albanologjike”, sot pati nderin të ketë mysafire etnomuzikologen e njohur, profesoreshën emeritus, Jane Sugarman, e cila mbajti ligjeratën publike me temën “Nga Prespa në Prishtinë: 40 vjet hulumtim për muzikën shqiptare”, njofton Portalb.mk.
Në këtë ligjëratë, profesoresha Jane Sugarman foli për hulumtimin e saj dyzetvjeçar për muzikën shqiptare, të cilin ajo e ka filluar në vitin 1980 në Prespë të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë prezantimit, ajo reflektoi qartë dallimi midis hulumtimit për një komunitet të vogël rural dhe atij për një shoqëri komplekse, siç është shoqëria e sotme e Kosovës.
Profesoresha Jane Sugarman në këtë ligjeratë tha se ka vendosur të bëjë studim për këngët e Prespës, se si këndonin në konceptin e dasmës.
“Edhe pse nuk më lejuan që si një studente e huaj nga Amerika të bëjë hulumtim në Maqedoni, unë hulumtimin tim e vazhdova ta bëjë në terren jashtë Shkupit. Ky projekt ka zgjatur më shumë se një dekadë, dhe ka përfunduar me tezën e doktoraturës dhe me një libër që ka dalë në vitin 1997. Kuptova që prespanët i kishin rritur adetet me një vullnet të fortë, edhe studentet e rinjë nga Prespa që studionin në Shkup ose në Prishtinë morrën pjesë, në këngët dhe vallet me shumë entuziazëm, dhe pikërisht këtu fillova hulumtimin tim. Që nga ajo kohë, jam marrë me hulumtimin e muzikës shqiptare, së pari në fshatrat e Prespës, pastaj me familjet prespane që jetojnë në Kanada dhe në Amerikë, pastaj në vitet e 90-ta me producentët e muzikës komerciale në Gjermani dhe në Zvicër, nga viti 2002 kam punuar edhe me njerëz të industris muzikore në Kosovë.” tha ajo.
Sugarman tha se pas një kohë të qëndrimit të saj në Maqedoni e ka kuptuar se nuk do të lejohet që një studente prej Amerikës të bëjë hulumtim në teren jashtë Shkupit.
“Me ish burrin tim, na kan lejuar të rrimë tre muaj në një fshat të Prespës, duke e mësuar gjuhën shqipe. Kisha mundësi të shkoja nëpër dasma të nxjerr foto dhe të marr shënime për jetën e atij vendi, por nuk më lejuan të regjistrojë muzikë ose të bëjë intervistë formale. Prandaj tezën e kam hulumtuar më shumë në Kanada në afërsi të Torontos dhe në rajonet e Çikagos dhe në disa vende të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mes të viteve të 80-ta, tha Profesoresha Jane Sugarman në ligjeratën e saj në Prishtinë.
Ajo është anëtare e jashtme e redaksisë së revistës shkencore “Gjurmime albanologjike”, seria Folklor dhe Etnologji.