Dyshohet se kundërligjshëm e kanë xhiruar stacionin policor, Policia e RMV-së i bastisi shtëpitë e dy të dyshuarve

Policia e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar bisedë informative me dy persona nën dyshimet se kanë xhiruar kundërligjshëm hapësirat e stacionit policor në Kumanovë, transmeton Portalb.mk.

“Bastisje në shtëpitë e D.H. (47) dhe D.G. (51), të dy nga Kumanova, si dhe në hapësirat e personit juridik të D.G., në lidhje me nenin 149 dhe nenin 152 të Kodit Penal, gjatë të cilave u gjetën 15 dronë dhe plumba”, sqaroi Policia, duke paralajmëruar kallëzim penal pasi me të dy janë kryer bisedime zyrtare.

Bastisja është kryer sot me urdhër gjykate, ndërsa janë gjetur 15 dronë, gjashtë plumba dhe disa dokumente tjera.

DronMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së VeriutSPB Kumanovë