Prokuroria dhe Policia kanë filluar hetimet në lidhje me aksidentin që ndodhi në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, ku ka viktima dhe të plagosur, transmeton Portalb.mk.
Në këtë aksident u përfshi një veturë Opel Corsa nga Kumanova dhe një Hyndai nga Shkupi, shoferi i së cilës ndërroi jetë së bashku me djalin e tij 19 vjeçar, ndërsa vajza 18 vjeçare pësoi lëndime.
Lëndime pësoi edhe shoferi 19 vjeçar nga Kumanova dhe bashkudhëtari i moshës së njëjtë.