Dita e katërt e Javës së Edukimit Mediatik 2024 sjell tre seminare me fokus në dezinformimin, inteligjencën artificiale dhe shkrim-leximin mediatik mes nxënësve të shkollave të mesme, raporton Portalb.mk.
Në shkollën e mesme “Georgi Dimitrov” në Shkup nga ora 9:30 deri në ora 12:30 do të mbahet punëtoria me temë “Laboratori Mediatik: Njohja e dezinformatave dhe krijimi i përmbajtjes mediatike” e organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (IKS). Më pas, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive do të mbahet punëtoria me temë “Arsimimi mediatik dhe nxënësit e shkollave të mesme”, organizuar nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive dhe projekti Binjakëzimi.
Dita do të mbyllet me punëtorinë me temë “Inteligjenca Artificiale: Mundësitë dhe Rreziqet”, e cila do të mbahet nga ora 12:30 deri në 14:30 në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive.
Ditët e edukimit mediatik u hap me 28 tetor, ku dhe u tha se edhe pse nga inteligjenca artificiale (IA) ka përfitime të mëdha, përdorimi i saj sjell edhe rreziqe, si për shembull përdorimi i saj për të ashtuquajturat qëllime të këqija që cenojnë mbrojtjen e privatësisë, mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. “Prandaj është e nevojshme që të ketë rregullore të qarta për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha Milla Josifovska Danillovska, menaxhere e programeve në Fondacionin për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”.