Diskriminimi i shqiptarëve vazhdon edhe në sport, çmimi ‘8 Shtatori’ këtë vit i rezervuar vetëm për maqedonasit

Këtë vit, asnjë sportistit shqiptar nuk do t’i jepet çmimi shtetëror ‘8 Shtatori’, raporton Portalb.mk.

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror sot, në Sallën e Kristaltë të Kuvendit, do të ndajë çmimet për mirënjohjen më të lartë për veprën jetësore, si dhe mirënjohjet për sportistë, trajnerë dhe punonjës sportivë për arritjet në fushën e sportit për vitin 2026.

Trajço Dimkov është fituesi i sivjetshëm i çmimit për veprën jetësore, për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit, afirmimin dhe promovimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në plan ndërkombëtar (mundje).

Çmimet që u ndahen sportistëve, trajnerëve (përzgjedhësve) dhe punonjësve sportivë për arritjet në fushën e sportit u jepen Dimçe Angellovit, Aco Krstovit, Dejan Angellovskit dhe Angell Micеvskit.

Kjo nuk është hera e parë që sportistët shqiptarë përjashtohen nga dekoratat shtetërore. Vjet, asnjë sportist shqiptar nuk gjendet në mesin e 22 sportistëve të dekoruar me medalje për arritje të larta në këtë fushë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Sportit. Ky trajtim ngjalli reagime nga sportistët në vend dhe partitë politike.

DiskriminimParlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së Veriut