Dhjetë ditë mundësi për nxënësit dhe mësimdhënësit e Maqedonisë së Veriut për të marrë shpërblim

Mësimdhënësit dhe nxënësit e Maqedonisë së Veriut që kanë arritur të marrin vendin e parë në gara shtetërore, do të kenë mundësi të marrin shpërblim në të holla nga Ministria për Arsim dhe Shkencë, transmeton Portalb.mk.

“Kërkesa nga nxënësi, gjegjësisht nga mësimdhënësi i tij për pagesë të shpërblimit në të holla për vendin e pare të fituar në garë në nivel shtetëror në vitin shkollor, dorëzohen në Ministri më së voni deri me 31 dhjetor të vitit vijues kur është organizuar gara”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Mundësia për aplikim për të marrë shpërblim në të holla do të jetë deri në fund të vitit 2025. Aplikimi duhet të bëhet në formë elektronike KËTU.

Arsimtar(e) Mesues(e) MësimMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Nxënës të shkollave fillore - filloristëNxënës të shkollave të mesmeShkolla filloreShkolla të mesmeVesna Janevska