Deputeti nga Levica e gjuajti monitorin dhe disa grumbuj të letrave në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Deputeti i partisë “Levica” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e ka shkatërruar monitorin e udhëheqësit të seancës, si dhe ka gjuajtur me një sasi të madhe të letrave në drejtim të kryesuesit, transmeton Portalb.mk.

Seanca në atë moment udhëhiqej nga Goran Misovski, kur filloi prishja e ziles së udhëheqësit, mikrofonit dhe pajisjeve tjera nga deputeti i “Levicës” Borislav Krmov, duke u mbështetur pastaj nga Dimitar Apasiev.

Në këtë seancë të Kuvendit debatohej Rregullorja e punës së Kuvendit të RMV-së, ndërsa “Levica” përmes 2 500 amendamenteve tentoi të bllokon punën e Kuvendit. Misovski nga kjo situatë doli duke dhënë 30 minuta pauzë.

Dhuna në Kuvendin e RMVDimitar ApasievE Majta – Levica partiaKomision(e) KuvendoreParlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së Veriut