Prokuroria Themelore Publike Shkup dorëzoi aktakuzë kundër Sashko Jançev, deputet i partisë Levica, për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë ndaj njerëzve dhe pronës në komunikacion”, në bazë të neit 300 paragrafi 4, lidhur me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal njofton Portalb.mk.
Aktakuza është për aksidentin e rëndë në trafik që ndodhi më 14 shtator, pas mesnate, në fshatin Marino të Shkupit, në të cilin jetën e humbi 16-vjeçari Matej Dimovski, ndërsa bashkëudhëtarja e tij 13-vjeçare mbeti rëndë e lënduar.
Sipas Prokurorisë, pas procedurës së realizuar hetuese, janë siguruar të gjithë dëshmitë relevante dhe janë kryer ekspertiza përkatëse me të cilët janë konfirmuar arsyet për aksidentin.
I akuzuari ka drejtuar automjetin “HjundaiTuson”, me ç’rast nuk u është përmbajtur dispozitave në trafik dhe me sjelljen e tij e ka rrezikuar trafikun publik dhe sigurinë e pjesëmarrësve.
“I dyshuarie ka bërë kthesë të paligjshme me automjetin, pa paraprakisht të bindet se manovrën mund ta realizojë pa i rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion”, thonë nga Prokuroria.
Në atë moment, automjeti ka goditur në motoçikletën markë “Jijing”, pa targa dhe pa ndriçim të integruar, e drejtuar nga 16-vjeçari i ndjerë. Sipas raportimeve zyrtare, motoçiklisti nuk ka pasur leje drejtimi dhe as ai dhe as bashkëudhëtari i tij nuk kanë mbajtur helmeta mbrojtëse.
Si pasojë e marrjes së lëndimeve të rënda në aksidentin e trafikut, shoferi adoleshent i motoçikletës humbi jetën, ndërsa vajza e cila ishte bashkëudhëtare mori lëndime të rënda trupore.
Procedura vazhdon para gjykatës kompetente.