Ciceroni kulturor: “Kamer Fest” në Shkup, festivali “Teatri Shqiptar” në Dibër, Artemis fusion jazz – Quintet në Kërçovë

Portalb.mk si gjithnjë, mundohet t’ua sjellë agjendën kulturore të ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut përmes ”Ciceronit kulturor”. Fare lehtë, nëse nuk e gjeni ngjarjen tuaj të shënuar këtu, mund të na shkruani në rrjetet tona sociale ose në faqen tonë  dhe përfundimisht do ta vendosni ngjarjen tuaj aty ku duhet dhe ku më lehtë arrin te lexuesi.

Shtatori, tetori dhe nëntori sjellin shumë ngjarje kulturore në qytetet e Maqedonisë. Pikërisht në këto tre muaj ka shtrirë aktivitetin edhe Festivali i Muzikës Kamertale “Skupi Kamerfest”, i vetmi i këtij lloji në Maqedoni. Nga e hëna më 18 shtator me fillim në orën 19.30 hapet festivali zyrtarisht, njofton Portalb.mk.

Ndërsa nga fundjava fillon Festivali Teatror i Dibrës, i cili është ndër më të lashtët në vend dhe rajon. Në këtë festival çdo natë do ketë shfaqje deri te nata përmbyllëse kur do ndahen dhe çmimet. Në vazhdim do jeni të informuar për detaje nga rrjedha e këtyre ngjarjeve. Jozyrtarisht mësojmë se Teatri i Shkupit këtë të enjte sjellë premierën e dytë për këtë sezon ” ADN” nga regjisori Fatos Berisha.

SHKUP

  • Balkan Art Stage – SKUPI KAMERFEST

Më datë  18 shtator

Ora: 19.30

Vendi: Filarmonia e Maqedonisë te Salla kamertale.

  • Vdekja dhe virgjëresha – reprizë

Më datë 18 shtator

Ora 20.00

Hyrja me bileta që sigurohen te biletaria

Çmimi: 300 den.

Vërejtje: Nuk rekomandohet nën moshën 16 vjeç.

Vendi: Teatri Shqiptar i Shkupit

DIBËR

Festivali “Teatri Shqiptar në Maqedoni”- edicioni XXII

Datat: 24- 30 shtator

Ora e fillimit te shfaqjeve: 20.00

Hyrja falas.

Vendi: Shtëpia e Kulturës.

KËRÇOVË 

Artemis fusion jazz – Quintet

Data: 22 shtator

Ora: 20.00

Vendi: Qendra e Kulturës – “Koço Racin”.

KUMANOVË
Premiera e shfaqjes FLUTURIMI MBI TEATRIN SHQIPTAR

20 SHTATOR
Ora 20:00
Shtëpia e Kulturës
Ciceroni kulturor 18 shtator
Ciceroni kulturorKulturë lajmeTeatër shfaqje teatrore