Mendoja se ishe e vogël për ëndrrat e mia,
Nuk më mjaftonin yjet që shikoja
nga dritaret e tua të vockla
Sa shpejt u rrita,
sa larg u arratisa për të kuptuar
se yjet shiheshin më së mirë nga ato dritare.
Mos m’i mbyll dyert, shtëpia ime e moçme
jam po ai që u nisa me duart bosh,
sot po kthehem me pak më tepër pluhur në shpirt.
Më lejo të fle nën çatinë tënde të tymosur,
Edhe nëse pikon mbi mua nuk të bëj me faj
Mëkatet e vjetruara dua tani t’i laj.
Autor: Irfan Muslija