Bullgaria ndau 260 milionë euro për rindërtimin e hekurudhës drejt Maqedonisë

Kompania kombëtare bullgare “Infrastruktura hekurudhore” (NKZHI) ka zgjedhur kompaninë që do të modernizojë linjën hekurudhore Sofje-Pernik-Radomir dhe Gjueshevë deri në kufirin me Maqedoninë. Vlera totale e kontratave për rindërtimin e seksioneve është mbi 260 milionë euro pa TVSH, transmeton Portalb.mk.

Të dy projektet janë pjesë e Korridorit 8, dhe zbatimi i tyre është një hap i rëndësishëm drejt rinovimit të rrjetit hekurudhor dhe përmirësimit të lidhjes rajonale midis Detit të Zi dhe Detit Adriatik, shpjegon NKZHI. Seksioni nga Sofja nëpërmjet Pernikut në Radomir do të riparohet nga konsorciumi ISPA, i cili ofroi 210 milionë euro.

Është planifikuar të ndërtohet një linjë hekurudhore e dyfishtë për shpejtësi deri në 160 km/orë, të rinovohet zhvillimi i binarëve në stacione dhe të eliminohen plotësisht kalimet në nivel me trafik rrugor dhe këmbësorësh. Afati i zbatimit është deri në mesin e vitit 2029, njoftoi NRI.

Konsorciumi Gjueshevë 2025 është zgjedhur për të riparuar linjën hekurudhore nga Gjuesheva deri në kufirin me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Çmimi që ofroi është pothuajse 50 milionë euro pa TVSH për seksionin 2.4 km.

Prokurimi publik për 2.4 km e fundit nga stacioni hekurudhor i Gjueshevës deri në kufirin me Maqedoninë është në fazën e projektimit dhe ndërtimit. Përveç ndërtimit të hekurudhës, është planifikuar edhe rindërtimi i stacionit hekurudhor të Gjueshevës, i cili do të bëhet një stacion kufitar pasagjerësh dhe mallrash për vendet e zonës Shengen. Afati i fundit për përfundimin e aktiviteteve është deri në fund të vitit 2028 për të gjithë seksionin, përveç 420 metrave të fundit deri në tunel.

Kujtojmë se më 6 nëntor, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit i vendit, Aleksandar Nikolloski, dhe homologu i tij bullgar Grozdan Karaxhov nënshkruan sot Marrëveshjen për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionalizimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, i cili është pjesë e linjës hekurudhore të Korridorit 8.

Hekurudha Shkup – Sofje (Maqedoni – Bullgari)Korridori 8