Bisedë me librofilë: Cilët janë librat më të kërkuar sot dhe ku mund t’i gjeni

Librat janë një burim i pasur dijeje dhe frymëzimi për shumë njerëz. Në këtë artikull, do të ndalemi tek librat më të kërkuar, titujt që janë më të kërkuar tek popullata dhe rekomandimet se cilat tituj duhet me patjetër lexuar. Për këtë dhe të tjera biseduam me librofilë, ja çfarë thanë ata, shkruan Portalb.mk.

Driton Ajrullai kryetar i Shtëpisë Botuese “Albas” për Portalb.mk bëri të ditur se cilat janë titujt më të kërkuar.

“Nga librat për të rritur, titujt më të kërkuar janë: “Kënga e profetit”, “Zonja. Osmond”, “Macja dhe miu”, “Mosha e brishtë”, “Daullja prej llamarine”, “Autizmi”, pastaj librat nga fusha e psikologjisë të autorëve Robin Sharma, Scott Peck, Mel Robbins etj. Ndërsa nga librat për fëmijë dallohen seritë: “Më quajnë …”, “Izadora Mun”, “Klasikët”, “Legjendarët” etj”, tha Ajrullai.

Ai shtoi se gjatë vitit që lamë pas shtëpia botuese ka sjellë më shumë se 65 botime të reja. Ajrullau tha se botimet e reja pa dyshim që përfshijnë edhe librat për fëmijë.

“Mesazhi që përçojnë ato është dashuria për artin, sportin, kulturën, pastaj zgjidhja e problemeve, të gjitha këto të treguara dhe të ilustruara me shumë mjeshtëri për të vegjlit. Titujt e rinj janë: “Më quajnë Nexhmije Pagarusha”, “Kampi magjik i përrallave 3”, “Spooky 3 – Gjuetia vazhdon”, seria Legjendarët me titujt “Pele”, “Messi”, “Maradona”, “Miniguida e Shkodrës” dhe “Miniguida e Elbasanit” nga seria Miniguidat, katër libra të rinj te seria “Izadora Mun”, mandej kemi edhe “Përralla Italiane”, “Aventurat e Çipolinos”, “Xhim Kopsa dhe Lukas Makinisti”, 3 tituj të rinj te seria Vepra nga Bedri Dedja etj”, tha Ajrullai.

Disa tituj të librave në Panair. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Besar Kaba bibliotekist në Bibliotekën e Dibrës për Portalb.mk bëri të ditur se titujt më të kërkuar janë romanet e dashurisë nga autoret e njohur të huaj siç janë, Danielle Steel, Colleen Hoveer, Lucinda Riley dhe ashtu me radhë.

WNdërsa titujt më të kërkuar janë si “Mbaro me ne” nga autori Colleen Hoover, “Shtate motrat (7 seria)” nga Lucinda Riley, “Përzgjedhja” nga Kiera Cass, “Urrejtja” nga Ana Huang, “Motra Tjetër” nga Kristin Hannah dhe ashtu me radhë ka plot edhe libra të tjera”, tha Kaba.

Teuta Osmani këshilltare në Bibliotekën e Gostivarit për Portalb.mk tregoi së sa ka interesim për librin në kohën e tashme.

“Vitin që e lamë pas, ishte një vit i ç‘vendosjes së Bibliotekës në hapësirë të re pranë Qendrës për Kulturë në Gostivar, pasi biblioteka doli në dritë pas shumë vitesh do ta them se interesimi i lexuesve tani është goxha i madh, gjithashtu anëtarësimi u trefishua pasi tash lexuesi e ka shumë më të lehtë që ta gjejë bibliotekën, sepse është para Qendrës për Kulturë në hapësirat e reja. Numri i anëtareve u rrit dhe kjo rritshmëri e lexuesve pritet të shtohet edhe më shumë në periudhën në vijim”, tha Osmani.

Osmani propozoi disa tituj për lexuesit.

“Biblioteka e qytetit është një tip i hapur për të gjithë lexuesit pasi e kanë mundësinë të zgjedhin vetë, mirëpo nëse dikush drejtohet për ndihmë, unë gjithmonë ua propozoj shkrimtaren Daniella Still e cila të gjitha romanet beletristike i ka secili më i mirë se tjetri. Si për shembull “Unaza”, “Apartamenti”, “Misteret” etj. Autorja në fjalë për shijen time personale, dallon nga shumëllojshmëria e librave që biblioteka jonë posedon”, tha Osmani.

Tituj të librave në Panair të librit. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Ndër të tjera Driton Ajrullai rekomandoi këto tituj: “Lindur së prapthi”, “Zonja. Osmond”, “Kënga e profetit”, seria e Petro Markos, “Gratë vs feminizimi”, “Portreti i artistit në rininë e tij”, “Pasuria që s’e blejnë dot paratë”, “Purple 2”, “Femra të mençura, zgjedhje të gabuara” etj. Për fëmijë rekomandojmë: “Më quajnë Mbretëresha Teutë”, “Më quajnë Nexhmije Pagarusha”, “Më quajnë Albert Ainshtajn” nga seria “Më quajnë …”; “Mulan”, “Kopshti sekret”, “Rreth botës për 80 ditë” nga seria “Klasikët për të vegjël”; “Zemër”, “Princi i lumtur”, “Poliana” nga seria “Klasikët për fëmijë”; “Kur mami dhe babi harruan të ishin miq”, “Vëllai im është autik”, “Shoqja ime ka sindromën Daun” nga seria “Le të flasim hapur”; “Kur të zënë me presh në dorë!”, “Shumë zhurmë për asgjë!”, “Futbolli nuk është vetëm për djemtë” nga seria “Një familje e paparë”; “Izadora Mun është në telashe”, “Izadora Mun e bën dimrin magjik” nga seria “Izadora Mun”.

BibliotekaKultura shqiptareKulturë lajmeLibra