Në procesin e ndryshimeve të brendshme të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), sot janë zgjedhur edhe katër kryetar të degëve, transmeton Portalb.mk.
“Në vazhdën e organizimit të brendshëm partiak dhe konsolidimit edhe më të fuqishëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, sot ka emëruar katër kryetarë degësh, në kuadër të pakos së radhës së reformimit të strukturave partiake”, raportoi BDI-ja.
Në degën e Likovës kryetar u zgjodh Avni Saliji, në Zhelinë u zgjodh Emir Sulejmani, në Tearcë Bujar Jakupi, ndërsa në Saraj u zgjodh Iljas Veseli.
BDI-ja vlerësoi që përmes këtyre reformave do të ketë një BDI më konkurruese, më funksionale dhe më efikase.
Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim më 12 janar ka zgjedhur kryetarët e degëve në Kërçovë – Arlind Sejdini, Vrapçisht – Evzal Arsllani, Prespë – Arjan Muedini dhe Karposh – Hamza Jashari.
Më 15 janar, në Kuvendin Qendror të Partisë Demokratike Evropiane (PDE) u vendos që kjo parti të shkrihet në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), ide e propozuar nga BDI-ja në mbledhjet e fundit partiake.