PDE-ja pranoi të shkrihet në BDI

Në Kuvendin Qendror të Partisë Demokratike Evropiane (PDE) u vendos që kjo parti të shkrihet në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), ide e propozuar nga BDI-ja në mbledhjet e fundit partiake, transmeton Portalb.mk.

“Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane vlerëson se duhet t’i jepet shans një bashkimi në kuadër të një partie politike që do të vazhdoje të jetë zëri kryesor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, raportoi PDE-ja e Arjanit Hoxhës.

Ata kanë angazhuar liderin e partisë për të udhëheqë këtë proces, duke e vlerësuar si një bashkim të forcave politike në kuadër të një formacioni politik.

“Kjo thirrje u drejtohet të gjitha subjekteve politike, asociacioneve shoqërore, intelektuale dhe profesionale, që të bëhen pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe e vizionit tonë të përbashkët për një shtet stabil, demokratik dhe të zhvilluar”, deklaruan nga BDI-ja më 13 janar në mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Ali AhmetiArjanit HoxhaBashkimi Demokratik për Integrim (BDI)