BDI-ja alarmoi: Komuna e Çairit 600 persona i paguan pa kriter me rroga paushalle deri 50 mijë denarë

Përmes një konference për media, Besarta Alija nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpalosu një skandal të Komunës së Çairit që përmes pagesave paushallë i jep rroga 600 personave pa kriter, transmeton Portalb.mk.

“”600 persona marrin drejtpërdrejtë paushalle mujore nga paratë e qytetarëve, vetëm për të shtyrë agjendën partiake të Izet Mexhitit”, deklaroi Alija, duke hedhur dyshime se me paratë e buxhetit të komunës po bëhet fushatë.

BDI-ja vlerësoi se ky sandal është një vjedhje e drejtpërdrejtë e parave të qytetarëve.

“Thirrje që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria të hapin urgjentisht procedurë dhe të hetojnë se ku përfundojnë mes 300.000 dhe 500.000 euro çdo muaj”, bëjnë thirrje nga BDI-ja.

Ata kanë publikuar edhe dokumente si në këto kontrata të dyshimta janë të përfshirë edhe shkollat si “Liria”, “Imri Elezi”, “Haan Prishtina”, “Tefejjuz” dhe kopshti “Fidani”.

 

 

Bujar OsmaniÇerdhe Kopsht fëmijëshIzet MexhitiKomuna e ÇairitKorrupsion - RyshfetPaga - RrogaShkolla filloreVisar Ganiu