Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga partia, për Veliajn tjetër kërkesë

Burime për TV Klan konfirmojnë se kryeministri Edi Rama i është drejtuar Asamblesë së Partisë Socialiste me pyetjen: A duhen përjashtuar Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca?

Ndërsa për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ka kërkuar “amnisti” duke thënë se vetë Erion Veliajt i ka “duart e lidhura”, duke marrë në konsideratë pjesën që ndodhet në paraburgim.

“Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”, ka deklaruar Rama.

Partia Socialiste po zhvillon punimet e Asamblesë Kombëtare në Gjirin e Lalëzit, në Durrës.
Në fokus të diskutimeve do të jenë riorganizimi i strukturave të partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

Edi RamaElisa SpiropaliPartia Socialiste (PS)