Presidentja Justina Shiroka – Pula e ka dekretuar Ligjin për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili u miratuar në Kuvend dy javë më parë, raporton Koha.net. Për këtë ka shkruar kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.
Ajo ka thënë se tani Ligji po hyn në fazën e zbatimit dhe se sot e ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e tij.
“Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar. Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë. Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”, ka shkruar Haxhiu.
Miratimi i tij, në formën se siç ishte proceduar në seancë u par kundërshtuar nga deputetët opozitarë, të cilët patën ngritën shqetësime për zbatueshmërinë e ligjit.
Nga 24 amandamentet e propozuara për këtë ligj, 12 ishin nga opozita, prej të cilave, deputetët e partisë në pushtet e përkrahën vetëm një.
Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.