Familjet e fëmijëve të lënduar nga zjarri në diskotekën e Koçanit, të cilët po trajtohen në Shkup, do të mund të akomodohen në objektet e shkollës “Partenija Zografski” dhe në konviktin e nxënësve “Tome Stefanovski Seniq” në komunën e Shkupit, Gazi Babë, transmeton Portalb.mk.
Nga atje informuan se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për akomodim dhe ushqim mund të kontaktojnë Igor Petreskin, përfaqësues i “Partenija Zografski” në numrin 075430106, drejtorin e konviktit studentor Ivan Simonovski në 078292582 dhe Perica Peshevski nga komuna e Gazi Babës në numrin 075336338.
Do të sigurohet ushqim dhe ujë për familjet dhe do të dërgohen në spitalet në Shkup.
Zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan ka rënë në orët e para të mëngjesit të 16 marsit. Sipas raportimeve deri më tani, numri i të vdekurve është 51 ndërsa mbi 100 të tjerë janë lënduar dhe dërguar në spitalet në Koçan, Shtip dhe Shkup. Ekipet e Krytit të Kuq.
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkoski ka thënë se sipas informacioneve të para zjarri ka shpërthyer për shkak të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efekte vizuale. Toshkoski tha se ka edhe të arrestuar.
Një ekip prej pesë prokurorësh kanë filluar hetimet.
Ndërkaq ekipet e Kryqit të Kuq po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve.
LEXO MË SHUMË NË: