Akoma e hapur mundësia për artistët që të shfrytëzojnë mundësinë që jep projekti “Kultura e lëviz Evropën”

Artistët dhe profesionistët kulturore do të mund të shfrytëzojnë fonde evropiane për të udhëtuar dhe për të realizuar projekte në ndonjë vend tjetër në Evropa Kreative, transmeton Portalb.mk.

“Me buxhet prej 25 milionë euro, “Kultura e lëviz Evropën” do të mbështesë rreth 7000 artistë, profesionistë kulturorë dhe organizata pritëse midis viteve 2025 dhe 2028”, raportoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Maqedoninë e Veriut.

Kjo nismë është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa zbatohet nga Instituti “Gëte”.

Të interesuarit duhet të jenë nga sektori i arkitekturës, trashëgimisë kulturore, dizajni, letërsia, muzika, arte interpretuese deh ato vizuale. Mjetet financiare janë të dedikuara për udhëtimin dhe mëditjet.

Nuk kërkohet asnjë nivel specifik përvoje. Thirrja për lëvizshmëri individuale lejon aplikime nga individë ose grupe deri në 5 persona”, theksohet te Thirrja.

Aplikimi është hapur më  1 tetor të këtij viti, ndërsa do të zgjasë deri më 30 prill.

Art - Vepra artistikeBashkimi Evropian (BE)Kultura shqiptareKulturë lajmeMinistria e Kulturës dhe Turizmit (MKT)Projekt