Gjithsej 31 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar mëngjesin e sotëm deri në orën 07:30, prej të cilëve një është aktiv, tre janë nën kontroll, ndërsa 27 janë shuar, transmeton Portalb.mk.
Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se zjarri aktiv është në Komunën e Gjorçe Petrovit, në fshatin Graçan, ndërsa zjarri aktualisht është aktiv në territorin e Republikës së Kosovës (në pyll).
Zjarre nën kontroll ka në komunat: Saraj, Çuçer-Sandevë dhe Strugë.
Periudhën e fundit u shuan 27 zjarre.
Ndalesa për lëvizje në pyje është zgjatur deri më 30 shtator
Ndryshe, Maqedonia e Veriut, viteve të kaluara është përballur me shumë zjarre. Gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar u raportuan një sërë zjarresh.