Mbështetje financiare prej 3000 denarësh çdo mua për të rinjtë deri në 23 vjeç, të punësuar në sektorin e prodhimit. Këtë e garanton ligji i ri për shtesa rinore, e propozuar nga Ministria e Ekonomisë, e që mori dritë jeshile në seancën e fundit të Qeverisë. Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi Latifi për Alsat, tha se ligji është pjesë integrale e Planit Operativ për Punësim, transmeton Portalb.mk.
“Ky ligj në fakt është edhe një bazë e planit aksional të punësimit, apo planit operativ siç e njeh qytetari ndryshe, për vitin 2026. Ky plan operativ për momentin është duke u rrumbullakuar, plus vien edhe ky ligj si një bazë. Plani operativ 2026 gjithsesi do të jetë njëlloj ambicioz posaçërisht në mbështetjen e të rinjve, njëlloj sikur që ishte plani operativ për vitin 2025 ku kishim 40 milion euro mbështetje për punësim, që në fakt ishte për 7,5 milion euro më shumë se kurdoherë në historinë e RMV-së,“ Venera Azizi Latifi, Zëdhënëse e Qeverisë.
Sipas zëdhënëses së Qeverisë, Ligji i ri e zgjat këtë mbështetje deri në vitin 2028, duke ofruar siguri dhe parashikueshmëri si për të rinjtë, ashtu edhe për bizneset.
“Këtu dua të përmendi gjithashtu, duke prezantuar edhe këtë ligj, do të përmendi të rinjtë që ishin të përfshirë në planin aksional të vitit 2025, ku vërehet se nga 13 mijë persona që kanë marrë mbështetje në këtë drejtim, 70, 9 përqind janë të rinj deri në moshën 29 vjeç,“ tha Venera Azizi Latifi, Zëdhënëse e Qevrerisë.
Ekzekutivi pret që pas përfundimit të procedurave teknike të Qeverisë, ligji të futet në procedurë kuvendore, ku edhe presin mbështetje të plotë nga deputetët.
Ky material u publikua në kuadër të projektit “The Local Youth Lens”, i zbatuar nga “Mediat Inovative – Shkup”, mbështetet përmes programit të gjerë “MedIA-Lit”, i udhëhequr nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO/CCE) në partneritet me Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi (HCHRS), Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoninë e Veriut (MHC), Qendrën e Tiranës për Ekselencë në Gazetari (TCJE) nga Shqipëria dhe Iniciativën Atlantike (AI) nga Bosnja dhe Hercegovina, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe bashkëfinancimin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal-Investimeve dhe Bashkëpunimit me OJQ-të të Qeverisë së Malit të Zi.