26  zjarre në hapsira të hapura në Maqedoninë e Veriut 

Në ditën 06/07.09.2025, deri në ora 08:00, në territorin e RMV ka gjithsej 26 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat aktive janë 2 zjarre, nën kontroll 4, dhe të shuar janë 20 zjarre, transmeton Portalb.mk. 

Zjarret aktive: 

  • Komuna Berovë: Vendi i quajtur Bezgashevo, fsh. Rusinovë (pyll ahu, pyll lisi dhe fier).
  • Komuna Likovë: fsh. Nikushtak (pyll i degraduar me trungje të ulëta dhe pyll lisi).

Zjarret nën kontroll: 

  • Komuna Gazi Babë: Vardarishtë (deponi mbeturinash).
  • Komuna Berovë: mbi vendbanimin turistik Ablanicë (pyll bredhi me kualitet të lartë).
  • Komuna Dellçevë: fsh. Kosovo Dabje (pyll i përzier).
  • Komuna Vinicë: Fabrika Vinçini (Makprogress) (fabrikë).

Më 2 shtator Ministria e Bujqësisë zgjati deri më 30 shtator ndalimin e lëvizjes në pyjet dhe tokën pyjore të Maqedonisë së Veriut.

Ministria përkujtoi se qytetarët që do të kapen duke lëvizur në këto hapësira do të dënohen nga 1 500 deri 2000 euro, në bazë të nenit 106 nga Ligji për Pyjet.

Në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVZjarr