fbpx

Me 2,3 milionë euro do të korrigjohen gabimet në projektin për autostradën Kërçovë – Ohër

Instituti i Ndërtimtarisë Maqedonia (INM) do ta realizojë ri-projektimin dhe projektimin plotësues të lëshimeve dhe mangësive të konstatuara në dokumentacionin e projektit për autostradën Kërçovë – Ohër, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk. Siç theksohet në marrëveshjen e publikuar të Sistemit Elektronik për prokurime publike, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore ka ndarë 2,3 milionë euro për kompletimin përfundimtar të dokumentacionit të projektit, me çka hapet dera për përfundim të ndërtimit të autostradës me gjatësi prej 57 kilometra.

“Afati i paraparë kohor për hartimin e dokumentacionit të projektit është 12 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes – thonë për “Meta.mk” nga NP për rrugë shtetërore.

Hartimi i dokumentacionit të projektit është ndarë në tre faza për qëllime praktike dhe për ndërtim të pandërprerë të autostradës. Marrëveshja me INM është nënshkruar më 4 shtator të këtij viti.

Projektuesi i ardhshëm do të duhet t’i përgatitë dhe në mënyrë plotësuese t’i kompletojë projektet themelore dhe projektet për infrastrukturë për të gjitha pesë nën-segmentet rrugore të autostradës. Lista e gjatë përfshin ri-projektim për stabilizim të pjerrësirave dhe sanim të rrëshqitjeve të dheut përgjatë trasesë, ndërtim të qendrës për kontroll të tunelit “Preseka” të gjatë 2 kilometra, dy nyje rrugore në Trebenishtë dhe Shën Erazmo, de-nivelim të rrugëve të lidhura me autostradën, si dhe dokumentacion projekti për akset e ardhshme që do jenë për hyrje nga fshatrat e rrethinës në autostradë.

Paralelisht kompletimi plotësues i dokumentacionit të projektit, të autostradës Kërçovë – Ohër do të vazhdojë ndërtimi i atyre segmenteve nga traseja që nuk janë të kontestueshme në projektin. Realizuesi kinez “Sinohidro” ka afat deri më 30 qershor 2021 për ta përfunduar ndërtimin e autostradës. Lartësia e investimit në këtë projekt nga Korridori 8 është 598 milionë euro.

LEXO: Tërë vitin do të korrigjohen gabimet në projektin e autostradës Kërçovë – Ohër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button