Tërë vitin do të korrigjohen gabimet në projektin e autostradës Kërçovë – Ohër

Projektuesi i ardhshëm do të duhet të përgatisë dhe të përfundojë projektet themelore dhe projektet e infrastrukturës për të gjitha 5 nën-degët në këtë autostradë. Çmimi më i ulët dhe cilësia e punës së projektuesit deri tani janë dy kritere të reja për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm, njofton Meta.mk.

Brenda një viti të përfundojë projektimi paraprak i mangësive të identifikuara në autostradën Kërçovë – Ohër. Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore ka shpallur tenderin për kompletimin e dokumentacionit projektues për seksionin me gjatësi 57  kilometra, për realizimin e të cilit shteti do të duhet të paguajë gjithsej 598 milionë euro.

Siç thuhet në tenderin e publikuar në sistemin elektronik për Prokurime Publike, projektuesi i ardhshëm do të duhet të përgatisë dhe të përfundojë projektet themelore dhe projektet e infrastrukturës në të gjitha 5 nën-seksionet e autostradës. Lista e gjatë përfshin ri-projektim për stabilizim të shpateve dhe rehabilitimin e rrëshqitjet e dheut përgjatë gjithë trasesë, ndërtimin e qendrës së kontrollit për tunelin “Preseka” i gjatë 2 km, nyje të reja rrugore në Trebenishtë dhe Shën Erazmo, de-nivelim të rrugëve që janë të lidhura me autostradën, si dhe dokumentacionin e projektit për rrugët e ardhshme të hyrjes nga fshatrat përreth deri tek autostrada.

Të mësuar nga përvoja e kaluar me problemet që dolën nga projekti fillestar, NP për rrugë shtetërore në tenderin aktual ka përfshirë edhe dy kritere për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë. Krahas çmimit më të ulët, me 40 pikë do të vlerësohet cilësia e ofertuesve në bazë të analizës së shërbimeve që i kanë kryer ato për hartim dhe rishikim në 3 vitet e fundit. Projektuesi i ardhshëm do të duhet të kompletojë deri në fund dokumentacionin e projektit për autostradën Kërçovë – Ohër deri në verën e vitit 2020.

Ndërkohë kompania kineze “Sinohidro” ka afat që deri më 30 qershor 2021, për të përfunduar ndërtimin e kësaj autostrade. Afati fillestar për ekzekutimin e saj është zgjatur për tre vjet e gjysmë, e së bashku me të edhe vlera e autostradës është ndryshuar në 411 milionë euro. Qeveria e re së pari i zbuloi të gjitha parregullsitë dhe gabimet gjatë ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër, e pas kësaj nënshkroi dy anekse të reja të marrëveshjes për përfundimin e plotë të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button