fbpx

Një muaj pas lëshimit të ndriçimit publik në Banjën e Tetovës, një pjesë e rrugës sërish në errësirë

Ndriçimi publik në Banjën e Tetovës ndonëse u lëshua nga fundi i muajit mars, një pjesë e rrugës vazhdon të ngelet në errësirë, transmeton Portalb.mk.

Banja e Tetovës e cila mbledh shumë vizitorë për shkak të vetive shëruese që ka, të njejtit i kthen të zhgënjyer. Ambienti jo shumë i pastër, rrugët e reja të rrënuara, shembjet e mureve anësore dhe mungesa e ulëseve për të pushuar, janë këto imazhet nga të cilat rrethohen vizitorët dhe pushuesit. Sipas tyre, ky vend ka nevojë për më tepër kujdes dhe mbrojtje institucionale. Megjithatë, problemi që i shqetëson ditëve të fundit banorët është ndriçimi publik. Ata ankohen se edhe pse ndriçimi sapo është vendosur, përsëri një pjesë e rrugës është në errësirë dhe shpesh disa nga shtyllat nuk ndizen.

Fotografi e dërguar nga një banor

Nga Komuna e Tetovës thonë se disa herë ka pasur dëmtim të shtyllave.

“Disa herë në këtë pjesë të qytetit kemi pasur dëmtim të shtyllave të ndriçimit publik e që më pas edhe janë sanuar nga ana e shërbimeve kompetente”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Mirëpo, sipas komunës, arsyeja kryesore për këtë problem është mungesa e një transformatori më të fuqishëm për përçimin e rrymës elektrike, që sipas tyre, pritet të vendoset së shpejti.

“Arsyeja se pse një pjesë e rrugës ndodhet ndonjëherë në errësirë është se presim kyçjen e ndriçimit publik nga një trafo kryesore më e fuqishme që do vendoset edhe për banorët e asaj lagje lartë, pasiqë kyçja aktuale nuk mund të përçojë rrymën tek të gjitha shtyllat andaj edhe ndodh ky problem. Së shpejti pritet të rregullohet e njejta në bashkëpunim me EVN”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Megjithatë, Banja e Tetovës, përveç problemit të ndriçimit ka dhe shumë probleme shumëvjeçare ende të pazgjidhura.

LEXO: Banja e Tetovës – Komuna ende pa projekt
LEXO: Banja e Tetovës pa investim që nga viti 1945
LEXO: Banja e Tetovës, interesi i munguar për vendin e rekreimit dhe shërimit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button